BallinaKryesoreHistori rrënqethëse/Prej 3 vitesh, 17-vjeçarja në Shkodër shkul flokët

Histori rrënqethëse/Prej 3 vitesh, 17-vjeçarja në Shkodër shkul flokët

“Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës në familjen e Qamile Muharit. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe kërkon ndihmë për vajzën, Adelina Emini, 17 vjeçe, e cila pasi ka kaluar një traumë, ka probleme shëndetësore dhe shkul flokët e veta.

Qamilja nuk punon, pasi vajza nuk rri dot vetëm. Ajo nuk ka patur mundësi të shkojë as te mjeku, as të trajtohet me ndihmë ekonomike.

Qamile Muhari: Unë ju kam thirrur, sepse gjendja e shtëpisë dhe e vajzës që është më kryesore është shumë, shumë e keqe për mua.

Adelina Emini: Kur kam qenë në Itali me babin nuk kam patur fare komunikim me mamin, as me vëllain nuk kisha dhe kisha shumë mall për ta. Kur erdha nga shkolla, se kam qenë në shkollë, më tha babi: Mos u mërzit, atyre iu është prishur shtëpia, iu është djegur. Aty mendova, mos është djegur mami ose vëllai. Kur në një moment, e vendosa dorën në kokë dhe fillova ti heq flokët, nuk më dhimbte koka kur i hiqja flokët. As vetë nuk e kuptova pse dhe tani prej 3 vitesh, unë i shkul flokët e mia…

Qamile Muhari: U torturuan gjatë dimrit, me atë rezistencë që njëherë nxehet, njëherë jo. Pa drita, pa çdo gjë, nuk di nga t’ja mbaj më. Fëmijët e mi nuk kanë mbulesa, vetëm 3 batanije, nuk kanë jastëkë. Janë pa bukë prej ditësh. Komshinjtë më sjellin ndonjë pako makarona, siç e shikoni vetë. Çfarë të bëj, ku të shkoj?

Gazetarja: Po vajzën nuk e ke çuar në asnjë spital, me asnjë doktor?

Qamile Muhari: Jo, nuk i kam mundësitë. Me çfarë ta çoj, kur nuk punoj. Kur nuk punoj, t’ju mbush barkun me bukë fëmijëve të mi, me çfarë ta çoj në spital…

Gazetarja: Nuk merr ndonjë ndihmë ekonomike nga Bashkia?

Qamile Muhari: Asgjë, asgjë..

Gazetarja: Babai i fëmijëve ku është?

Qamile Muhari: Ai është në Itali, nuk përgjigjet për fëmijët. Ka jetën e vet, ashtu i pëlqen. Na sheh në televizione, nuk preokupohet.

Adelina Emini: Nuk ka mundësi, për të më çuar tek doktori, unë nuk e lë të punojë. Nuk mundem të rri vetë, kur rri vetë kam frikë, stresohem…

Qamile Muhari: I lutem çdokujt, nuk dua luks. Dua vetëm të jenë fëmijët mirë, nuk dua asgjë tjetër…

Burimi: Tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular