BallinaAktualitetSi e mbronte Rama Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet...

Si e mbronte Rama Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin

Edi Rama iu rikthye sot tërthorazi fabulës së zhgënjimit që pëson me kandidatët që e gënjejnë kur i cakton për funksione publike.

Kryeministri reagoi sot pas shkarkimit të kryebashkiakut Agim Kajmaku nga KQZ-ja, duke lavdëruar institucionin se dënoi dikë që shkeli ‘besimin’ e tij.

Ai e lëshoi sot Kajmakun, të dytin kryebashkiak që ka manipuluar formularin e dekriminalizimit zgjedhjet e fundit pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës, por as 1 muaj më parë e mbronte me zjarr në studiot televizive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me pesë vota pro për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë e cila konfirmoi se ai ishte ndaluar në Greqi në vitin 2003 për falsifikim dokumentesh. Në atë kohë ai përdorte emrin Jorgo Toto.

Denoncimi u bë nga Partia Demokratike dhe u mohua deri në kërkesën e prokurorisë edhe nga Kajmaku, edhe nga Rama.

Identiteti i dytë i Agim Kajmakut 

Tashmë është provuar se shtetasi Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto janë i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e sistemit TIMS, konfirmohet edhe nga gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut dhe Jorgo Totos. Pra rezulton se ai nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ai është arrestuar në flagrancë në 14.1.2003 në Greqi për qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Kajmaku ka thënë se ai është shpallur nga Gjykata e Janinës si i pafajshëm më 12 shtator të këtij viti. Dke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, Kajmaku nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Tjetër ‘rastësi’, i njëjti Ramë 

Pasi kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetrit iu vërtetua se ishte arrestuar, dënuar e dëbuar në Itali në vitin 2003, Edi Rama nuk do të gjente dot një alibi të fortë për përzgjedhjen e tij për kandidaturën e kryebashkiakut të Shkodrës. Zgjedhja e fjalëve ishte e njëjtë me ato për Kajmakun sot. Pjetri kishte lënë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e besoi.

“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.” – do të shkruante mes të tjerash Edi Rama në rrjetet sociale më 16 gusht.

Por, siç e thoshte edhe vetë Rama më parë, vendosja e Pjetrit kryebashkiak në Shkodër ishte gjëja e duhur.

Ndryshe nga Kajmaku, Pjetri dha vetë dorëheqjen duke luajtur rolin e viktimës

Rrëzimi nga postet i njerëzve të Ramës për shkak të lidhjeve me krimin është një film i stër-parë. Nuk duhet të harrojmë mbrojtjet tërë pasion që Rama i bënte Saimir Tahirit, Elvis Rroshit e Vangjush Dakos. Alibitë e kryeministrit kanë rënë në çdo rast dhe as ky i sotmi nuk bën përjashtim. Agim Kajmaku ishte një tjetër provë e dëshmi e fortë se PS është kriminalizuar, dhe në vend ti skarcojë kontigjentët e krimit, i përqafon, katapulton, e më pas përbaltet duke gënjyer për to.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular