BallinaKronike2 të ‘fortët’ në Durrës që u shoqëruan për atentatin ndaj Prokurorit

2 të ‘fortët’ në Durrës që u shoqëruan për atentatin ndaj Prokurorit

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë shoqëruar nga policia, për ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë. Gazeta Mapo mëson se Julian Meçe u shoqërua mbrëmjen e djeshme, por më pas u la i lirë.

Sot policia ka shoqërur edhe Plarent Dervishajn, i njohur si kunati i Lul Berishës në Durrës. Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes më 20 qershor të këtij viti iu bë atentat shumë pranë vendit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja.

Të njohurit e Plarent Dervishajt janë parë ditën e sotme edhe në ambjentet e Spitalit të Durrësit.

 

 

Një ditë më parë një atentat mafioz iu bë prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun. Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Landi Muharremi është një emër i njohur në Durrës, ku miqtë i thërrisnin me emrin “Rumi”. Ai përdorte edhe dy identitet të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular