BallinaKronikeDëshmia e prokurorit Ndoja: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, mua mund të më...

Dëshmia e prokurorit Ndoja: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, mua mund të më vrisnin dhe të…

Është zbardhur dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, e dhënë pas atentatit që u krye ndaj tij në afërsi të mbikalimit të Shkozetit pasditen e djeshme.

Ai ka treguar se me Landi Muharremin është takuar rastësisht në një restorant në zonën e plazhit në Durrës, dhe më pas është nisur me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit. Isha i vetëm në lokal, erdhi Muharremi me të cilin kam njohje dhe një person tjetër dhe u ulën po aty. Më pas u nisëm drejt Tiranës” me automjetin tim”, është shprehur mes të tjerave Ndoja.

Makina e prokurorit ka qenë me xhama të zinj nga pas, ç’ka ka vështirësuar punën për autorët, në rast se shënjestra ka qenë vetë Ndoja. Prokurori ka mohuar që ai të ketë qenë shënjestra e sulmit, duke sqaruar se ata mund ta vrisnin edhe në derën e shtëpisë, pasi ai është një person që lëviz lirisht në Durrës.

“Mua mund të  më vrisnin në derën e shtëpisë, në prokurori, nuk kishte se pse të qëllohesha në autostradë”, është shprehur Ndoja, duke mohuar që ai të ketë qenë shënjestra e këtij atentati, ndërsa pretendon se nuk i ka parë lëvizjet e autorëve.

“Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharremi pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithcka ndodhi shumë shpejt”, është shprehur Ndoja.

Landi Muharremi derimë tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi, për shak se një prej plumbave e ka kapur në pjesën e nofullës, dhe e ka të pamundur të flasë, deri në një moment që mjekët ta shohin të përshtatshme.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e plumbave është qitur në anën nga ka qenë i ulur prokurori Ndoja, çka shton dyshimet që ai të ketë qenë dhe shënjestra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular