BallinaKronikeFshehu 38.6 milionë lekë të taksave, kush është Fisheku i naftës që...

Fshehu 38.6 milionë lekë të taksave, kush është Fisheku i naftës që u arrestua nga policia

Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Fierit, për shkak se ishte shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Iljaz Fisheku, 60-vjeç, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Fisheku është arrestuar dhe në vitin 2012 për akuzën e kontrabandës, por më pas është lënë i lirë nga burgu.

Biznesmeni po ashtu ka qenë dhe pjesë e skandalit me kontrabandën e naftës virgine, skandal i denoncuar nga ish-ministri Dritan Prifti.

Bëhet fjalë për një skandal që përfshinte periudhën 2007-2009, ku sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum”. Vetëm nga shmangja e taksave shtetit asokohe iu shkaktua një dëm prej 2 miliardë lekësh.

Njoftimi i plotë i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular