BallinaKryesoreSituata në vend, Basha mbledh në seli kryetarët e degëve lokale. Grafiku...

Situata në vend, Basha mbledh në seli kryetarët e degëve lokale. Grafiku i takimeve sipas Qarqeve

Në selinë e PD-së kanë nisur takimet maratonë të kryetarit Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve. Gazeta Mapo ka mësuar axhendën e këtyre takime, ku në fokus është situate politike në vend. Vetëm një ditë më parë, PD shënoi trumfin e radhës, me rrëzimin e kryebashkiakut të Vorës,

Agim Kajmaku i cili u shkarkua nga KQZ pas denoncimit për të shkuarën kriminale. Në një dalje për mediat, Basha tha se zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i qeverisë tranzitore janë emergjencë për kapërcimin e krizës në vend.

Axhenda e takimeve në PD

Ora 09.00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Tiranë dhe Kryetari i FRPD.
Ora 10.00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Durrës, Elbasan dhe Berat.
Ora 11:00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës.
Ora 12:00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Korçë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular