BallinaUncategorizedAksident në Librazhd, përplasen 2 automjete, 3 të plagosur (Pista ku po...

Aksident në Librazhd, përplasen 2 automjete, 3 të plagosur (Pista ku po hetohet)

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Gazetari Fatmir Popja, raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar  me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar. Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.

Burime nga vendi i ngjarjes i thanë gazetarit se të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit. Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave  të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular