BallinaAktualitet(VIDEO)/Korab Litës i merret goja, deputetja e “korporatës” shkel syrin, Sandër Lleshaj...

(VIDEO)/Korab Litës i merret goja, deputetja e “korporatës” shkel syrin, Sandër Lleshaj dhe Artan Lame….

Pa fokusin e kamerave personazhet publikë janë më natyralë, të paimpostuar, e në prani të tyre dhe ata kapen nga emocionet. Një nga këto situata patjetër që e kalojnë në punën e tyre të përditshme politikanët dhe drejtuesit e institucioneve që duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe mediat.

Rubrika gazmore e emisionit “Kjo javë” në News24 ka shkëputur disa nga episodet e ndodhura gjatë javës me këta përsonazhe.

Artan Lame, kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës është i pari që nuk i shpëton kamerës së News24, teksa pyet zëdhënësen e tij se ku shkon. Më pas ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëhet objektiv për shkak të përshëndetjes me efektivët e policisë. Korab Lita që kërkon vendin e Rudina Hajdarit në grupin parlamentar demokrat, e ka të vështirë të gjejë fjalët për të folur për kërcënimet ndaj saj.

Deputetja Majlinda Halilaj që u bë personazh ‘Vip’ për shkak të fjalimit të saj për “Korporatën e investimeve” shfaqet në parlament dhe nuk duket shumë rehat mes deputetëve të tjerë me të cilët ka një shkelje syri.

Por dhe me gazetarët deputetja e opozitës së re nuk duket shumë komod. Ndiqni disa nga momentet më të ‘lezetshme’ të javës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular