BallinaAktualitet(VIDEO)“Shteti s'reagon fare”/Banorët e Laprakës sërish në protestë: Durimi ka një kufi,...

(VIDEO)“Shteti s’reagon fare”/Banorët e Laprakës sërish në protestë: Durimi ka një kufi, mos na detyroni …

Banorët e Laprakës në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të protestuar kundër fabrikës së tullave. Ata shprehen se shkakton ndotje masive të ambjentit dhe kjo gjë rrezikon jetët e tyre.

Ata apelojn për mbylljen e kësaj fabrike pasi shprehen se dhjetëra persona kanë vdekur për shkak të ndotjes së ambjentit prej saj dhe kërkojnë sa më parë një reagim nga qeveria ose bashkia e Tiranës.

“Acarimi i popullit është deri në një farë mase. Duke qenë se qeveria i merr taksa kësaj fabrike nuk i intereson populli. Kjo qeveri nuk është qeveria ime dhe as e këtij komuniteti. I lutem edhe bashkisë edhe qeverisë ta thërrasin pronarin e kësaj fabrike e cila po përfiton miliarda. Durimi ka një kufi dhe mos na detyroni të shkojmë në ekstrem” – u shpreh një banor i zonës.

Ndërsa një banor tjetër deklaroi: “Shteti nuk reagon fare. Në një shtet europian demokratik, qoftë edhe një protestues i vetëm të protestonte për të drejtat e tija do merrte masa shteti kurse këtu edhe sikur të dalë një popull i tërë shteti nuk duket fare nëse ekziston ose jo. Shteti këtu mesa shoh dhe mesa kuptoj duket vetëm kur vjen dita e votimeve, atëhere deputetët dalin nëpër zona e bëjnë gjoja sikur ju intereson për popullin. Ne po protestojmë shumë herë me radhë dhe nuk po shohim asnjë reagim nga shteti. Kjo fabrikë duhet të mbyllet sa më parë. Kjo fabrikë po nxin jetën e njerëzve këtu. Kjo fabrikë po merr të ardhmen e fëmijëve.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular