BallinaAktualitet70 vjetori i Teatrit “Migjeni”, përmendet Enver Hoxha, asnjë mbështetje për grevën...

70 vjetori i Teatrit “Migjeni”, përmendet Enver Hoxha, asnjë mbështetje për grevën e Teatrit kombëtar!?

Nga Qamil Gjyrezi

Mrëmë “Teatri Migjeni” me rastin e 70 vjetorit, është tashmë zyrtarisht “Nder i Kombit”. Presidenti i republikës Z. Ilir Meta vlerësoi me titullin e madh këtë symbol të artit dhe kulturës shkodrane dhe shqiptare. Në këtë aktivitet u vlersuan shumë artistë dhe artiste me kontribute të cmuara në këtë 70 vite nga presidenti i Republikës Meta! Artistët e pranishëm tarnsmetuan emocionet e tyre për rolet që kanë luajtur në Teatrin “Migjeni”! Brezi i artistëve të rinj, duhet punojë shumë për të cuar përpara këtë institucion të qytetit të Shkodrës, në planin artistik dhe social. Por dicka më bëri përshtypje kur në dokumentarin e transmetuar për këtë eveniment, u përmend Enver Hoxha i “cili mbeti” i habitur nga drama që ndoqi në Shkodër në ata vite e dha urdhër që të ndërtohet teatri! Ose më skandaloze ishte pohimi i një ish-shkrimtari ose i një ish-aktori, kur pohuan i kishte bërë artistë Enver Hoxha! Është e turpshme e as etike që në evente të tilla të përmendet emri i një krimineli që i ka bërë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë duke i varfëruar dhe izoluar! Me të vërtetë, ata treguan të vërtetën dhe i’a shpërblyen ish-diktatorit, por a harruan të burgosurit politik dhe artistët që nuk kanë patur mbështetje dhe biles janë burgosur?! Të gjithë drejtuesit në diktaturë kanë bërë dicka për artin dhe ekonominë! Edhe Edi Rama ka investuar në Teatrin Migjeni në këto 6 vjet, por ka persekutuar me qëllim Shkodrën me fonde dhe projekte edhe si pasojë e keqmenaxhimit nga drejtuesit e paaftë të sja në vite! Mendoj se në këtë aktivitet, duhet të dërgohej edhe një mesazh mbështetje për Teatrin Kombëtar dhe ne mbrojtjen e tij! Biles shumë pak aktorë shkodranë, kanë mbështetur kauzën e teatrit kombëtar! Artistët duhet të mbështesin njëri tjetrin në kauzat e tyre artistike dhe shoqërore! Pra disa ditësh u promovua një ekspozitë me vlera të jashtezakonshme e piktorit te mirënjohur Avni Delvina për Teatrin Kombëtar dhe në mbrojtje të tij! Arti dhe kultura lokale, kanë nevojë për mbështetje dhe reforma të vërteta për të ardhmen. Kam besim se P.D. dhe Zoti Basha do të përpilojnë një projekt, që do të zhvillojë arti, teatrin dhe kulturën me vlera të vërteta! Edi Rama e shaktërroi edhe artin e kulturën, duke i’u lënë në dorë ministrave të papërgjegjshëm dhë të paaftë, duke grabitur fondet dhe duke I’u dhëneë miqve dhe të preferuarve të tyre! Kulmi arriti për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar kulla për ologarkët e Erion Velisë dhe Edi Ramës! Arti dhe kultura janë pjesë e rëndëishme e një qyteti dhe e një kombi! Shteti duhet t’i vlerësojë dhe mbështesi artistët dhe artin! Ata janë pjesa shpirtërore e një shoqërie!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular