BallinaAktualitetEmri-Foto/Kush është italiani i Camorra-s me 750 mijë euro pasuri në Shqipëri,...

Emri-Foto/Kush është italiani i Camorra-s me 750 mijë euro pasuri në Shqipëri, ja aktiviteti që ushtronte

Policia sekuestroi sot 750 mijë euro pasuri kriminale, që i përkisnin shtetasit italian F. M., pjesëtar i bandës së rrezikshme në Itali, Camorra-s, por edhe porositës i një vrasjeje.0

Raportohet se bëhet fjalë për 56-vjeçarin Ferdinando Muollo, i cili rezulton një emër problematik për drejtësinë italiane. Më poshtë, iu sjellim edhe foton e italianit, i cili është dënuar në vendin e tij, pasi ka qenë pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale kamorriste në zonën e Napolit.

51e62363 Ac7e 4548 90c3 855f75036a14

Në Durrës, 56-vjeçarit Muollo iu sekuestruan, pas 18 muajsh hetime, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

Sipas policisë shqiptare, shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular