Nga Enkelejda RICA
Kur ato rruge u rregulluan dhe u kthyen në standartet e duhura gjithkush prej nesh thjesht u gëzua pasi i shohim rrugët si një nga mënyrat e zhvillimit. Rruga do të sjellë njerez, njerëzit zhvillim, zhvillimi para e paraja mirëqenie aq e pakët në zonat tona.
Por ky mbikalim po kthehet në një vendvdekje. Ngjan si mallkim por në fakt nuk është e tillë.
Është një zonë si gjithë të tjerat ku sinjalistika rrugore është e shkatërruar.
Ndërsa prezenca e policisë rrugore është mercenareske. Dalin në kryqezim kur situatat jane krejt të qeta dhe si bashibozukë gjobisin për tejkalim shpejtësie në kembim të një patente të mosmarrë.
Të tilla veprime dhe mosveprime bëjnë që shumë jetë njerëzish po ikin nga kjo botë për faje të shumë kujt. Duhen marrë masa që këto ngjarje të minimizohen pasi nuk janë vetëm në dorë të fatit dhe të rastësisë. Shteti duhet të plotësojë sinjalistikën dhe prezenca e policisë duhet të jetë në nivele më të larta.
Boll gjak është derdhur në atë rruge ku e zeza e asfaltit ia ka lenë radhën të kuqes së gjakut.