BallinaAktualitetRama ‘hakmerret’ ndaj Trump/ U jep kinezeve ‘5G’. Reagon ambasada

Rama ‘hakmerret’ ndaj Trump/ U jep kinezeve ‘5G’. Reagon ambasada

Pak ditë pasi Edi Rama promovoi teknologjinë 5g në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadëa së SHBA që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Rama u kishte premtuar amerikaneve 5G.

Por orientimi i tij nga miqtë kinezë duket se i ka ndryshuar mendjen. Por edhe i refuzuar nga politika amerikane ai po kërkon që perveçse tu bëjë karshillëk, të rrezikojë seriozisht edhe ekonominë shqiptare që pothuajse e ka çuar në kolaps total..

Premtim per teknologjinë 5g për amerikanët Edi Rama do e bënte realitet me takimin me Trump në New York.

Për këtë arsye kishte marrë me vete edhe ministren Belinda Ballukun. Por duke qenë se presidenti Trump nuk e priti ne takim, Rama vendosi qe kete teknologji të ua jape kinezeve.

Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze ‘5G Hauwei’.

Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.

Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular