BallinaUncategorizedKush është nëna e Alvin Berishës, që ka trazuar Italinë e Shqipërinë,...

Kush është nëna e Alvin Berishës, që ka trazuar Italinë e Shqipërinë, si e mori djalin e vetëm për Siri

Emri i vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, ka trazuar Italinë e Shqipërinë. Djali 11-vjeçar ndodhet në kampin e Al-Hol në Siri i burgosur dhe i vetëm, me nevojën e kurave mjekësore pas plagëve të marra nga shpërthimi i një bombe, që i kanë shkaktuar probleme serioze në ecje.

Ai u mor në Siri nga nëna e vet.

Po kush është ajo?

Ajo quhej Valbona Berisha, e lindur në Durrës më 1982. Prej vitit 2000, jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini), në komunën Barzaglio, në provincën e Lecco-s.

Afrim Berisha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake. Gjatë kësaj kohe, ajo indoktrinohet nga islami radikal nëpërmjet internetit dhe vendos kontakte me imamë në Shkup e Prishtinë, por dhe me luftëtarë të ISIS.

Më 17 dhjetor 2014, së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç, ajo largohet nga Italia, për të shkuar në Siri. Valbona ka udhëtuar drejt Turqisë me një fluturim nga aeroporti i Bergamos dhe Nga Turqia më pas ka mbërritur në Siri.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Sipas dëshmive të siguruara nga jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Vlabona Berisha humbi jetën, së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë.

Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, sot 11-vjeçar. Tashmë ky i fundit ka mbetur i burgosur në Siri, ndërkohë që babai i tij po lufton për ta rikthyer në Shqipëri.

Rasti i tij ka shokuar opinionin në Itali dhe Shqipëri dhe ka me qindra peticione, që bëjnë thirrje për kthimin e Alvinit pranë të atit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular