BallinaKryesorePD i përgjigjet Ramës, Gazment Bardhi: Po i nxjerr ujin e zi...

PD i përgjigjet Ramës, Gazment Bardhi: Po i nxjerr ujin e zi qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se “do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar”.

Në një reagim në Facebook, Bardhi thotë se Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

Reagimi i Gazment Bardhit

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës.

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?!

Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm.

Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë.

Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular