BallinaKryesoreSi u vra Maliq Muço, “heroi” i bulevardit dhe i librit “Yje...

Si u vra Maliq Muço, “heroi” i bulevardit dhe i librit “Yje të pashuar”

Nga Kastriot Dervishi

Një “trim” me portret në bulevard, me titullin “Hero i popullit” nga regjimi komunist, është edhe Maliq Muço. Për të vendosur foton e tij përkrah “trimave” të tjerë janë përcaktuar dy kritere kryesore: autoriteti i dhënies së titullit (regjimi komunist) dhe libri propagandistik “Yje të pashuar” (botimi i vitit 1971, faqet 130-132). Ata që vendosin foton e Maliq Muços në bulevard, e quajnë të mirëqenë çdo titull që ka vendosur një regjim terrorist si ai enverist. Duke qenë në thelb enveristë, ata krenohen me çdo gjë që vjen nga ai regjim. Në librin në fjalë flitet se është bërë një betejë me “gjermano-ballistë” në të cilën është vrarë heroi i bulevardit. Mirëpo dokumentet e kohës bëjnë fjalë se ai është vrarë nga forcat e xhandarmërisë. Në dokumentet e kohës nuk shihen as ballistë e as gjermanë. Bashkëlidhur një dokument i kohës dhe fletë nga libri agjitativ e propagandistik “Yje të pashuar”, në të cilin mund të gjesh me shumicë letërsi, por me pakicë fakte.

***

Shteti Shqiptar

Komanda e Zonës së Operacionit tiranë-Durrës-Shijak

Tiranë 10.6.1944

Shkurtimi: Një letër e dërguar nga partizanët

Për dijeni: Komandës së përgjithshme të operacionit, Elbasan, Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Prefekturës së Durrësit në Tiranë

Qarkkomanda e Durrësit në Shijak, njofton se Postëkomanda e Xhandarmërisë Harizaj e Rrethit të Kavajës, më 6 qershor 1944 ka dërguar një plak në katundin Gërmenj për të marrë informata mbi një grua të plagosur në përpjekjen e zhvillua më datës 1 qershor ndërmjet fuqive qeveritare dhe atyre komuniste. Po sa mbërriti plaku në katundin në fjalë, i kanë dalë përpara 6 partizanë, të cilët pasi e kanë pyetur mbi qëllimin, e kanë kthyer prapa, duke i dhënë një letër për Postëkomandën e Xhandarmërisë Harizaj, kopja e së cilës bashkëngjitur paraqitet. Siç do shihet dhe në përmbajtjen e saj, partizanët ofendojnë organet e armës si njerëz të shitur dhe krenohen duke përmendur kujtimin e Postëkomandës së Sauqetit dhe më në fund ftohen prej tyre të shkojnë t’i marrin vetë të plagosurit nëse ato do jenë burra.

Rrethkomandanti i Kavajës po sa ka ardhë në dijeni të faktit, ka shkuar menjëherë në katundin Harizaj dhe pasi hetoi, partizanët kanë qebe 6 veta të ardhur në katundin Gërmenj në kërkim të Maliq Mupos që kish mbete i vrarë më datën 1 qershor dhe ishin zhdukë në drejtim të paditur. Postës së Harizajt nga rrethi në fjalë i është dërguar një fuqi për riformim. Për diktimin e çetës, janë disponuar urdhrat dhe masat e nevojshme.

Komanda i zonës së operacionit, major Hamdi Isufi

(botohet me redaktim letrar)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular