BallinaAktualitetAtentati ndaj prokurorit/ E zbulojnë kamerat e sigurisë, ja prova e fortë...

Atentati ndaj prokurorit/ E zbulojnë kamerat e sigurisë, ja prova e fortë që policia ka në dorë

Policia ka zbuluar detaje të reja nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë prokurorin shtetasi Pëllumb Muharremi si edhe humbi jetën pas 6 ditësh në spitali, drejtuesi i mjetit, shtetasi Andi Maloku.

Policia ka si provë të fortë pamjet filmike të një servisi makinash pranë vendngjarjes, ku dallohet e njëjta makinë si ajo që u gjet në fshatin Shkafanë të Durrësit, vetëm pak orë pas ngjarjes.

Gazetarja e News 24,  Klodiana Lala, konfirmon një fakt të tillë, si provë shumë të fortë në duart e policisë.

Sipas Lalës, ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhë e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet  brenda në makinë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit  me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular