BallinaKronikeAtentati ndaj prokurorit/Kush është modelja VIP-e e marrë në pyetje?

Atentati ndaj prokurorit/Kush është modelja VIP-e e marrë në pyetje?

Prova të reja janë gjetur mesa duket në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

Një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi).

Prokurorët që po merren me këtë çështje kanë sekuestruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të mirë.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e Muharremit, i njohur me pseudonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Burime për Vizion+ kanë bërë të ditur ne pyetje është marrë edhe një vajzë, personazh i njohur i showbiz-it shqiptar, pasi rezulton se ka komunikime të shpeshta me 34-vjeçarin, Redjan Rraja.

Ndonëse burimet kane qenë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qenë në 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.

Redjan Rraja është personi i vetëm deri tani i vënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë.

Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë. Hetuesit po ashtu dyshojnë se ditën e ngjarjes, autoret nuk e kanë ndjekur automjetin që përdoren për shkak se nuk i është hapur bagazhi ku kishin lënë shishet me benzine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular