BallinaAktualitet"I palidhur me krimin dhe oligarkinë"/Basha tregon cilësitë që e bëjnë kryeministër...

“I palidhur me krimin dhe oligarkinë”/Basha tregon cilësitë që e bëjnë kryeministër të mirë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ndodhet në Vlorë në vazhdim të turit të tij ‘Rrugëtim për Shqipërinë ‘. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Basha ka treguar se cilat janë cilësitë që e bëjnë atë një kryeministër më të mirë se paraardhësi i tij.

‘Çfarë kam unë ndryshe?

Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është për shembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtetarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta  çarmatosur oligarkinë nga instrumentet me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, si ç kemi edhe është një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju’, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular