BallinaKryesoreKoha kërkon bashkim vlerash rreth Partisë Lëvizja e Legalitetit

Koha kërkon bashkim vlerash rreth Partisë Lëvizja e Legalitetit

Nga Shpëtim Axhami

Partia Lëvizja e Legaliteti, subjekt politik i vjetër në krijim, por me ide moderne politike sipas kohës.

Sot, politika Shqiptare postdiktatoriale, në shumë aspekte ka dështuar. Kjo klasë e vjetër politike nuk ka më besimin e elektoratit në përgjithësi, me përjashtim të antarësisë fanatike përkatëse të ndarë në dy kampe. Shumë qytetar, intelektual, analistë e tjerë shprehen për alternativa të tjera drejtuese për të marrë në dorë fatet qeverisëse, për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë 30 vjecar.
Duke u nisur nga kjo humbje shprese dhe nga kjo kërkesë e kohës, PLL ofron dhe garanton se kjo situatë mund të ndryshojë nëpërmjet alternativës sonë. Kjo kundrejt një bashkimi vlerash rreth programit tonë politik në rinovim e sipër, në përshtatje me kërkesat e kohës për një shtet të së drejtës.
PLL, si një parti vlerash tradicionale ka ditur të mbajë lart vlerat e zogizmit dhe të fisnikërisë shqiptare.
Gjatë gjithë periudhës historike të saj, PLL ka vënë në radhë të parë interesat kombëtare para atyre politike të saj.
Bashkimi kombëtar dhe kthimi i formës së regjimit, mbretëri kushtetuese parlamentare ngelet për ne, e vetmja kauz e drejtë që do bënte Shqipërinë një shtet të fortë në rajon me një zhvillim të lartē ekonomiik.
Për këto 30 vjet, ne kemi patur rol modest dhe jo përcaktues në politikën dhe qeverisjen shqiptare, por, kjo nuk na përjashton nga përgjegjësia për situatën aktuale, gjithashtu kushdo e di se: Ne nuk jemi shkaktar dhe aspak fajtor për këtë tranzicion të gjatë.
Në programin dhe platformën tonë gjenden sot të meshiruara gjithë alternativat e daljes nga krizat aktuale dhe ato të zhvillimit ekonimik sipas kohës së sotme. Prandaj në emër të forumeve drejtuese të PLL, ne ofrojmë përpara cilido, mundësinë e bashkëpunimit duke u bërë pjesë e jona.
Bashkimi i potencialeve pozitive do të na bënte më të fortë. Janë të mirëpritur kushdo:
Rinia.
Kërkojmë që çdo i ri, që e shikon të arsyeshme dhe ka besim se Shqipëria bëhet nga vetë shqiptarët duke mos u larguar jashtë vendit të bëhen pjesë kontribuese brenda strukturave të PLL, me të drejte përfaqsimi në çdo nivel.
Intelektualët.
Shumë intelektual, të cilëve nuk u mungojnë aftesitë, por nuk e kanë gjetur vendin e duhur te subjektet e tjeta politike qeverisëse, (jo pa qëllim), mos të ngelen skeptik dhe mosbesues ndaj politikës, duke u bërë pjesë e PLL, do t’u krijohet mundësia e përfaqësimit të tyre sipas meritave në kandidim dhe në struktura të larta drejtuese gjithmonë sipas meritrokacisë.
Mos të shohim politikën si përfitim momenti, por politika duhet të na shërbejë, si mundësi ku ne të tregojmë dëshirën dhe aftësitë tona për të bërë sa më mirë shtetin tonë, për t’u ndjerë krenar për atë që i lëmë trashëgim vetes, femijëve dhe shoqërisë tonë.
Diaspora.
Vetë specifika e PLL-së ka bërë që shumë prej atyre që kanë mbajtur gjallë frymën zogiste dhe legaliste prej vitesh, të jenë larguar prej kohësh, por edhe kohëve të fundit jashtë vendit, prandaj:
Mendojmë se është detyrim përpara kombit dhe amanetit të të parëve, për bashkim dhe kontribut vlerash rreth PLL-së, prandaj kërkojmë që bijtë, nipërit e atyre që kane qenë palca e legalitetit dhe e zogizmit duhen të jenë më aktiv dhe më afër nesh, me të drejtën e tyre për të qenë më prezent me aktivitetin e tyre politik duke krijuar mundësinë e forcimit të PLL-së me çdo mjet, pse jo dhe me përfaqësimin e tyre duke kandiduar në zgjedhje, që besojme se do jenë të afërta.
Shtresa e persekutuar dhe e të denuarve politik.
Sot, kjo shtresë, mbetet e shpërndarë në shumë shoqata, subjekte të tjera politike, subjekte që nuk ju janë gjendur si duhet në integrimin shoqërorë të tyre.
Shperndarja ne shoqata dhe grupime të ndryshme ka qenë e qellimshme që kjo shtresë, të mos behet asnjëhere bashkë.
PLL-ja i bën thirrje dhe kërkon prej kësaj shtrese, të bëhen pjesë e bashkimit rreth PLL-së; ne si pjesë e kësaj shtrese e kemi detyrim programor integrimin e tyre, secili prej tyre brenda PLL do të gjejë ngrohtësi dhe vlerësimin e duhur, edhe në përfaqësim direkt të tyre.
Strukja dhe tërheqja në situata të tilla, na bën fajtor dhe bashkëpunëtorë në zgjatjen e tranzicionit duke i lënë fatet tona në dorë të atyre që kanë shkaktuar këtë gjendje dhe na kanë drejtuar deri sot, ata që interesat e tyre i kanë vënë mbi interesat kombëtare.
PLL-ja ngelet alternativë shprese, por kjo kur të gjithë Ju, që kërkoni dhe doni të bëni vendin tonë të bashkoheni rreth saj. Forcimi ynë në strukturë, kundrejt një platforme të qartë zhvillimi kombëtar, do bënte që elektorati të votonte PLL-në.
Duke qenë pjesë e parlamentarizmit, ne do të kemi mundësi imponimi për të bërë Shqipërinë si duhet, vetëm nëpërmjet imponimit në parlament ne do kemi mundësi për t’iu imponuar politikës shqiptare për të bërë realitet kauzën tonë, bashkimin kombëtar dhe ndryshimin e sistemit kushtetues nga republikë në mbreteri, sistem te cilin, gjithnjë e më shumë, po e kerkon koha dhe vetë qytetarët
PLL-ja ngelet forcë tradicionale me mentalitet të ri sipas kohës moderne.
Bëhu pjesë e jona të bëjmë Shqipërinë.

Ne emër Kryesisë të PLL-it
Kryetari i PLL
Shpetim AXHAMI.
Nëntor 2019.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular