BallinaUncategorizedMacron këmbëngul: Kundër Shqipërisë ishin gjysma e BE-së, ndërsa ndaj Maqedonisë..

Macron këmbëngul: Kundër Shqipërisë ishin gjysma e BE-së, ndërsa ndaj Maqedonisë..

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’- tha Macron.

Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë.

‘Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,‘ tha ai.

Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron.

Sipas  tij, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular