BallinaAktualitetRENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale zbarkojnë në Vlorë dhe Lushnjë. Çfarë po...

RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale zbarkojnë në Vlorë dhe Lushnjë. Çfarë po ndodh

Një operacion ka nisur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës dhe në Lushnje dhe të dhënat paraprake flasin për një aksion për arrestimin e atentatorit të dytë ndaj prokurorit Arian Ndoji dhe dy personave që e shoqëronin.

vlorefnsh

Gazetari i “Panorama” në Vlorë konfirmon se operacioni po zhvillohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ato RENEA si dhe Forcat e Posaçme Operacionale, që kanë shkuar nga Tirana duke mënjanuar plotësisht policinë lokale.

Për ngjarjen e rëndë të pasdites së të premtes së 1 nëntorit, është arrestuar Redjan Rraja, si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur. Andi Maloku humbi jetën sot pas gjashtë ditësh në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular