BallinaAktualitetTension dhe përplasje te protesta e Astirit, IKMT vendos ultimatum

Tension dhe përplasje te protesta e Astirit, IKMT vendos ultimatum

Ka nisur me tensione protesta e sotme e Astirit. IKMT ka lajmëruar se është plagosur një punonjës i tyre gjatë përplasjes me banorët.

Sipas IKMT, A.B është 50 vjeç dhe është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar frakturë në kokë dhe duar.

Mësohet se punonjësi, që është dërguar në Spitalin e Traumës, po u njoftonte banorëve se janë bërë pengesë në zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në zonë. Të pranishëm janë edhe forcat speciale.

Banorët thonë se janë të vendosur që të mos tërhiqen.

Edhe ish-deputeti Klevis Balliu ka konfirmuar tensionet. Ai tha se ato vijnë për shkak se pushteit kërkon të prishë shtëpitë e banorëve.

Mësohet se IKMT ka vendosur një ultimatum për banorët, duke u kërkuar të lirojnë shtëpitë deri në fillim të javës që vjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular