BallinaAktualitetThellohet skandali: Peter Handke mori pasaportë nga Millosheviçi, nis hetimi

Thellohet skandali: Peter Handke mori pasaportë nga Millosheviçi, nis hetimi

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, konfirmoi se atij i është dhënë një pasaportë jugosllave në vitin 1999 kur vendi ishte nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit.

Faqja e internetit Intercept publikoi pasaportën që Handke e mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.

Në pasaportë thuhet se nënshtetësia e Handke-s ishte jugosllave.

Por vetë shkrimtari thotë se nuk e ka nënshtetësinë jugosllave, por e mori pasaportën që mund të udhëtonte.

Handke ka shprehur qëndrimin e tij pro-serb gjatë luftërave të viteve ’90 dhe mbajti një fjalim kur Millosheviç ndërroi jetë.

Gazeta austriake Oesterreich shkruan se ka nisur një hetim në lidhje për këtë çështje, për shkak se që të natyralizohen si qytetarë të një vendi tjetër, austriakët duhet të aplikojnë për të ruajtur nënshtetësinë austriake.

“Handke nuk e ka bërë kurrë këtë aplikim,” tha një zyrtar.

Ndarja e çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak ka shkaktuar mjaft zemërim në rajon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular