BallinaBota30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Gjermania kujton e feston,...

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Gjermania kujton e feston, sot ditën historike

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga bota.

Ka një javë që kryeqyteti gjerman, Berlin është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kryesore që shënojnë festimin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Më shumë se 200 aktivitete gjatë gjithë javës janë zhvilluar në këtë qytet që nga e hëna. Sot në Berlin zhvillohet ceremonia kryesore festive me pjesëmarrjen e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelares Merkel dhe personaliteteve të ndryshme politike nga bota. Presidenti Steinmeier ka ftuar në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit edhe presidentët e Polonisë, Hungarisë, si edhe Çekisë e Sllovakisë, asokohe të bashkuar në Çekosllovaki. Zhvillimet në këto vende socialiste, luajtën atëherë një rol të rëndësishëm edhe në rënien e Murit të Berlinit.

Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive. Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën.

Deutschland Berlin Silvester 1989 am Brandenburger Tor (picture-alliance/dpa/W. Kumm)Festime në Portën e Brandenburgut, 1989

Bashkimi kërkon kohë

Bashkimi i Gjermanisë, sipas kancelares Merkel do të kërkojë më shumë kohë, se mendohej. “Tek disa, ku u mendua se Lindja dhe Perëndimi do të bëheshin njësoj, duket sot se ka për të zgjatur një gjysmë shekulli e ndoshta edhe më shumë, tha Merkel për gazetën gjermane, “Süddeutschen Zeitung”. Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanolindorë, Christoph Hein kritikoi mënyrën si u krye bashkimi. “Nuk pati bashkim, por një anëtarësim, që mund ta quash edhe aneksim”, tha ai për gazetën “Neues Deutschland” të shtunën. Megjithë zërat kritikë, më shumë se dy të tretat e gjermanëve e quajnë rënien e Murit si rast fatlum. Ipeshkvi i Kölnit, kardinali Rainer Maria Woelki shprehet në radio se “më 9 nëntor 1989 ishim populli më i lumtur i botës.”

Në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut me artistë nga bota dhe ku flasin edhe dëshmitarë të kohës.

Në disa vende të shtunën, si në kishë, “Zion -Gethsemanekirche”, në Galerinë e njohur si East Side Gallery dhe në Qendrën e Stasit kujtohet revolucioni paqësor, që solli kthesën në historinë gjermane.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular