BallinaKronikePolicia "zbarkon" në Paskuqan, arreston 50-vjeçarin që dilte rrugëve me pushkë

Policia “zbarkon” në Paskuqan, arreston 50-vjeçarin që dilte rrugëve me pushkë

Policia e Shtetit ka zbarkuar me forcat e saj në Paskuqan, pas informacionit të marrë se një banor i fshatit qarkullonte me armë.

Efektivët e  Komisariatit nr. 5, Kamëz organizuan operacionin e koduar “Paskuqani” dhe mësynë në një shtëpi të këtij fshati, ku arrestuan 50-vjeçarin I.D, kryefamiljarin.

Policia i gjeti I.D. një pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarakë. Dosja e 50-vjeçarit i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular