BallinaKryesorePS vazhdon fushatën: Me Ramën marrim mandatin e tretë, do votojmë emrat...

PS vazhdon fushatën: Me Ramën marrim mandatin e tretë, do votojmë emrat për Kushtetuesen

Partia Socialiste vazhdon takimet e saj në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë. Kjo fushatë me tone elektorale u ndal të shtunën në Tiranë.

Takimin e hapi Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se PS-së i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e vitit 2021 me Edi Ramën kryeministër.

“Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Ministrja theksoi se PS nuk ka zgjedhur rrugen e lehte, por “rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit”.

Në këtë takim foli edhe Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar. Ai tha se pavarësisht letrës së presidentit Ilir Meta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, PS do i votojë emrat të hënën në Kuvend.

“Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale”, theksoi Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, Balla tha se ajo do mbyllet përpara Krishtlindjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular