BallinaSportVIDEO/Messi “show”, Barcelona shkatërron Celta Vigon!

VIDEO/Messi “show”, Barcelona shkatërron Celta Vigon!

Barcelona ka mposhtur me rezultatin 4-1 ekipin e Celta Vigos, falë një Lionel Messi të shkëlqyer. Ylli argjentinas shënoi tre gola në këtë takim, duke thyer një numër të madh rekordesh.

Numri 10 i Barcelonës shënoi me penallti në minutën e 23-të, duke kaluar katalanasit në avantazh. Olaza shënoi supergol për Celta Vigon nga goditja e dënimit në minutën e 42-të, por Messi iu kundërpërgjigj menjëherë!

“Pleshti” shënoi gjithashtu nga një goditje dënimi, në minutën e fundit të pjesës së parë. Në minutat e para të pjesës së dytë, Messi do të shënonte sërish nga goditja e dënimit, për të çuar shifrat në 3-1 dhe për të kompletuar tripletën personale. Busquets në minutën e 85-të vendosi rezultatin final të sfidës në 4-1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular