BallinaKryesoreVIDEO/“Arena Kombëtare” hap dyert, luhet ndeshja e parë testuese

VIDEO/“Arena Kombëtare” hap dyert, luhet ndeshja e parë testuese

Arena Kombëtare” hap dyert dhe ndez prozhektorët për herë të parë. Në pritje të inagurimit zyrtar me ndeshjen kundër Francës për eliminatoret e Euro 2020 në program për t’u luajtur më 17 nëntor, impianti i ri ka pritur sfidën e parë.

Përballja e kampionatit kombëtar për femra mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ka shërbyer si një provë për stadiumin. Të pranishëm përveç specialistëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë qenë edhe inspektorët e UEFA-s, që kanë testuar të gjitha sistemet. Më pas ata do të licensojnë edhe stadiumin e ri, në prag të përballjes së fundit në eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës.

“Arena Kombëtare” është impianti më modern i futbollit në Shqipëri. Ai ka një kapacitet prej afro 22 mijë vendesh, ndërsa ka kushtuar 75 milion euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular