BallinaSocialeHijena shporruni, ujin do e mbrojmë me gjokset tona

Hijena shporruni, ujin do e mbrojmë me gjokset tona

Nga Dr. Selman Mëziu

A janë krijuar legjenda nga më drithërueset, me flijime jetëshpër ujin e pishëm e vadën e tijë? A thuhet nga goja e popullit e ruajtur e pashuar, bres pas brezi, se ku ka ujë, ka jetë njeriu, kafshesh, shpendësh, bimësh etj.? Njihen me dhjetra legjenda mbi vlerat e domozdoshmëria e të jetuarit pranë ujit me plotë sakrefica, heroizma, dhe me mjeshri ruajtje, transportimi, kanalizimi etje. etj. Lexojm se sa randësi ka uji duke marrë si shembull funksinonin biologjik të trupit të njeriut: ‘’’Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të … Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë,…,,

Ndërsa ka disa dhjetëvjeçar, vite që në shqipërinë, të ashtuquajtur demokratike, njerëz të caktuar, krejtësisht të xhveshur nga tiparet, apo karakteristikat kryesore, që e ndryshojn nga gjallesat e tjera: Ndërgjegjja, gjykimi, për të fituar para, për të lumturuar veten.  Janë ato që veprojn si kanibal, të pamëshirshëm, grabitqar,  duke ju marre ujin e pishëm e për ujitje fshatarëve, pa pyetur askënd. Këto plangëprishës, kriminel, hajdut të stërholluar, janë kthyer në kulçedra e dragonj të zinj nga veprimet gjykimet dhe ndjenjat e tyre tanima kanibaleske. Por, këto lloji banditësh kanë krahët e ngrohta, kanë mbështetjen e fuqishme ose të deputetëve, ose të ndonje antari qeverie apo politkani të fuqishëm të cilët luajn tragjedinë më të tmerrshme mbi natyrën shqiptare, lumenjt prrenjt, burimet e ujrave të pishëm, jetës së malsorëve etj. Që nga ujëkthjellta Valbona, Cemidhe deri tek Vjosa e Drinoja ne jug të shqipërisëqë po lëngon, vuan dhimbshëm nga shkatrrimi i natyrës, nga zhdukja e mijëra gjallesave, nga shkretizimi e tharjet e shtretërve të përrenjëve, burimeve e lumenjëve. Ku nuk njihet as ligja, ndërsa shteti sigurisht është bashkepunues i heshtur me ndërtuesit,  ndërsa gjykatat jane krymbur këmbë e kokë nga bakshishet me miliona lek, siç ështe së fundi vendimi i gjykatës së Tiranës mbi hidrocentralin në ujëmblethësin e Melthit e Zall Gjoçajt në favor të pashallarëve të rinj .

Pikërisht janë këto veprime shtazarake grabitëse që i kanë detyruar fshatrat e Lamit të Madh, Melthit të Kolecit, Zall Gjoçej të futen në greve urije prej dymbëdhjetë ditësh. Sa i pa përfytyrueshëm është agresioni i tyre, sa që kanë betonizuar, po e futin në tuba të çelikta e puseta Kroin e Kolës,  Ai ndodhet në udhën këmbësore që shkon nga fshati malor  Lami i Madh ( 975 metra mbi nivelin e detit) për në Melth e Zall Gjocaj ( 897 metra mbi det), i cili ka mijëra vjet,‘’që buron i qetë, i dobishëm, jetëdhënës,  në mes të shkëmbinjëve të thepisur gëlqeror.,,  Ku natyra ua ka bërë dhurat këyre malsorëve krenar trima, të pamposhtur, punëtor të ndershëm këtu ne mes vargmalit hijerëndë të Dejës se Matit dhe majëskryeneçe të Ksulës se Zezë, e  vargut hijerandë e madhështor të kreshtës së Lurës.

Pa mëdyshje betonizimi i këti burimi uji, nuk do të  ketë mundësi jetese për 500 fshatar të Lamit të Madh dhe të 100 të fshatit Melth i Kolecit.Natyrisht gratë, vajzat, nënat, me bulera prej druri, kanë shekuj e shekuj të ngarkuar, ndoshta me kambët zbathur ose me opinga, në acarin e dimrit akullnajor ose të vapës së gushtit që çan  gjurin në dysh,  mbushin ujë të ftohtë për të pirë e gatuar femijët e familja e tyre, duke ruajtur vazhdimësinë e brezave,përmes vuajtjesh makabre, mjeruese, të dhimbshme, prej qindra e qindra vjetësh.Mbijetesa në prehërin e maleve, me burimet jetëdhanse të tyre, me ngrohtsinë e bujarinë e pyjeve kullotave, përrenjëve e burimeve të pakta.

Çdokush qytetar i thjeshtë, poet apo shkrimtar, akedemik, pyet me plotë kureshtje: ‘’A kemi ndonjë burim historik mbi këto fshatra, mbi jetë gjatësinë e këtyre ngulmimeve etj? Pa u zgjatur do t’i drejtohemi librit me dokumenta të shekullit të pesëmbëdhjet, të Selami Pulahës, i cili ne rregjistrin e popullsise te marsit te viti 1467 shkruhet: ‘’Fshati Melth, Fshatarët: Peter Kalanezi, Marko Kola,  Peteri biri i të sipërpërmendurit, Ilia Gjoni,  Gjoni i biri i të sipërpërmendurit, Gjergj Suma, Budini i biri i të sipërpërmendurit, shtëpi (7)…,,

Pra pa hyrë në thellësi të historisë së ketyre fshatrave, nga ky shekull, pse jo edhe më të hershëm, dalim me fshtra së paku, mbi pesë qinndë vjeçar, qëvazhdojn të ushqehen nga toka e pakët bujqësore, pylli i tyre, blektoria, bulmetrat, prodhimet e tjera nga kjo toke, nga ky burim uji.Ndoshta edhe emri i kroit e ka fillesën e emërtimit nga ky fis me mbiemrin Kola.

Kuptohet qartazi, se sa tragjike, sa e hidhur, sa e permotsheme janë veprimet e kulçedrave moderne me fytyrë e mendësi të ashtuquajtura njerëzore. Pra në vitin 2019,  kërkojn zhdukjen e këtyre fshatrave, jo armiqte gjakatar,  turq, serb, gotët, hunët, mongolët,  romakët etj., por, pjellat shqiptare, të politikanëve të pangishëm, agresor të pushtetarëv të këtyre tridhjetë vjetëve. Drejtpërsëdrejti të anëtarëve të qeverisë së Edi Ramës. Me metoda të sreholluara mashtrimi, lakmish, genjeshtrave, premtimeve duke ua marrë shpirtin dalengadal e zhdukur me plotë dhimbje, keputse shpirti e cfilitje fizike nga trojet stergjyshore. Këto fshara, malsor, që përpiqen të jetojn me ndershmëri, me përpjekje të mundimshme. Janë pikërisht këto që mbajn të gjalla, traditat, vend fillesën e qytetërimit, duke i shtuar gjallërinë natyrës me veprimtarine e tyre energjike,punën e lothshme të çdo stinshme, prodhimin bujqësor e blektoralme dinamizëm, ketyre trevave peisazhe mahnitëse e mrekulluese, të një populli bujar, të thjeshte, krenar , të sakreficës. Duke luftuar pa u ndalur, si heronj te vërtet duke  jetuar si krimbi në gjur. Këto përbindsha nerëzore me gjak shqiptari, kërkojn të zhdukin çerdhet e malsorëve qindra vjeçar, armiqtë e rinj, bajlozët oligarkët qeveritar, shushunjat e tyre vdekje prurëse që mbajn pas vetes.

Fitorja do të arrihet, kur mbrojtja e tyre do të jetë stoike, e pathyeshme, të bashkuar si vargmalet rrethuese, me programe të qarta, me veprime korrekte, plote zgjuarsi e diplomaci. Kjo lloje mbrojtje ngujimi deri në sakrifikim jete, do të hyjë në epopet legjendare të mbrojtjes se ujit te pishëm.

Nuk duhet t’iu besohet deri kur Ministria  Balluku e Klosi të dalin me deklerata e vendime të përbashkëta mbi ndalimin e punimeve dhe rregullimin e krojeve  me gur të gdhendur si  kerkesë ndjese për dhënjen e lejes ndërtimore të hidrocentralit.

Po e mbyllim shkrimin me nje kumt te shkrimtarit, gazetarit e poetit Ymer Keta i cili më shkruan: ‘’ S’po kuptoj azgjë ç’janë këto lloj speciesh që i bien ndesh natyrës dhe njerëzve të thjeshtë, që mbajtur me buliera, për të rritur femijët. Edhe bagëtitë veç kur të bien në zall te Melthit. Unë kam njohje të thell për atë zonë, pasi kam shërbyer mbi 6 vite. Nuk e kuptoi si mund të lihen pa ujë ata njerëz të mrekullueshëm. Zoti iu lëshofte  mallkim atyre që, për të fituar  shuma të mëdha parash lenë ata fshatare pa ujë, pa jetë.,,

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular