BallinaAktualitet"Ikën babai vjen i biri"/Këshilltari i Veliajt kreu i ri i AMA

“Ikën babai vjen i biri”/Këshilltari i Veliajt kreu i ri i AMA

Kreu i Autoritetit të Mediave Audivizive, Gentian Sala është në fund të mandatit të ri. Ashtu edhe si për institucionet e tjera edhe AMA do të drejtohet nga një njeri i zgjedhur nga qeveria e Edi Ramës.

Dhe emri i kreut të ri të AMA duket se është gjetur.

Bëhet fjalë për Maklen Mishën, këshilltari i Erion Veliajt dhe djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i këtij institucioni, por i dorëhequr pak kohë më parë për tu emëruar drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Emrin e Maklen Mishës, e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ku edhe ka nxjerrë dy denoncime.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Iken babai emerohet i biri!

Edvin Mafia dhe Lal Plehu emerojne Maklen Mishen, shkruesin e fjalimeve te ketij te fundit, per kryetar te AMA!

Babi Pirro, anetar bordi te AMA jep doreheqjen per ti hapur vendin djalit te vet!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

‘Pershendetje Doktor. Po Ju nis nje info ne lidhje me zhvillimet e fundit tek AMA.

Kete jave po pergatitet kandidatura e Maklen Mishes, per tu derguar se shpejti ne Kuvend per tu emeruar kryetar i AMA. Maklen Misha ka punuar deri para pak muajsh ne Bashkine e Tiranes (ku bente fjalimet e Erion Veliaj) dhe tani punon drejtues i nje fondacioni dhe keshilltar i jashtem i Ministres se Mbrojtjes.

Piro Misha (babai i Maklenit) e la detyren si anetar i bordit te AMA para 1 muaji. Pra iken babai dhe tani vjen i biri ne krye.

Rama po kerkon kontroll te plote tek AMA, me qellim pergatitjen per sulmin e rradhes ndaj medias dhe portaleve ndaj te cilave ka pergatitur ligjin special per censure. Nderkohe mbetemi ne pritje te kthim pergjigjes nga dy institucione rehabilitimi per drogerat e forta ne Hollande per Mishen dhe do ju shkruajme serisht’

2-

‘I dashur Doktor Berisha ! Çuditë nuk kanë të sosur në vendin tonë të mjerë! E keqja ska fund! Ai që njihej në lidhje të shkrimtarve si spiun i sigurimit të shtetit , Pirro Misha ,aqsa shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e bëri personazh tek romani Hija, duke i dhënë në liber rrolin që kishte në jetë , u bë drejtor i Bibliotekes Kombetare nga anetar i bordit te AMA!

Projekte të medha financiare janë në plan! Spostimi i Bibliotekes kombetare tek garda, miliona euro, destinacioni i ri i asaj pjese te pallatit të kultures per biznes, projekti i dixhitizimit , pra kudo para, para, para! Pirro Misha benjamini sorosian, gjuetari i çdo ptojekti , miku i vjeter i Linda Rames strehues i saj tek Sorosi dikur, sot shperblehet duke u gjindur ne qender te qarkullimit te parave te taksapaguesve shqiptare!

Po nesë do ishte vetem kaq gjysma e te keqes! Ka edhe më! Me bekimin e Ben Blushit,Linda Rama, Endri Fuga te cilet merren me propoganden e fshehte dhe te hapur te Edi Rames po pergatiten të çojnë një kamerier të ri në krye të Autoritetit te Medjave Audiovizive, AMA ! Kush është ky do thoni ju? Maklen Misha sugari i sugarit siç thoni ju, djali i Pirro Mishes, i cili deri dje ka punuar ne Bashkine e Tiranes. dhe aktualisht keshilltar i Ministres se Mbrojtjes!

Nepotizem dhe trashegimi! Iken baba e sjell djalin ! Baba drejtor i Bibliotekes Kombetare i biri Kryetar i AMA hajde shtet hajde !Kjo vegel e re në krye të Ames shpreh natyren e ketij shteti, nepotizem, lidhje familjare, dore ne thesin e parave! Une qe ju shkruaj jam pjese e stafit të Kryeministrise dhe keto i di me siguri, me eshte neveritur vetja po tani sjam me as ai qe ik as ai qe rri! Ju jeni i vetmi ze ne kete vend qe mund te shqiptoni pa frike disa te verteta! Maklen Misha ne krye te AMA duhet per te kontrollluar mediat e portalet, per te iniciuar ligjin e ri te censures! Ju lutem mos ma nxirrni numrin se me merrni ne qafe! Me respekt !’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular