BallinaAktualitet"Ndal se qëlluam", panik tek banorët në Lezhë, Policia aksion për kapjen...

“Ndal se qëlluam”, panik tek banorët në Lezhë, Policia aksion për kapjen e një të kërkuari. Ja ç’po ndodh tani

Panik në qytetin e Lezhës këtë mëngjes, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Raportimet e para thanë se banorët kanë lajmëruar policinë pas të shtënave që dëgjuan pranë stacionit elektrik të qytetit. Por më pas u zbulua se ishte pikërisht policia e cila po zhvillonte një aksion për kapjen e një të kërkuari.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe personit që është në kërkim.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga të shtënat, por blutë janë në vendngjarje.

Pritet informacion zyrtar nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular