BallinaAktualitetNuk ndalen reshjet, ja qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Nuk ndalen reshjet, ja qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Kjo javë nisi me diell, por do vijojë me reshje intensive.

Ditën e nesërme (12 nëntor) nuk do dalë shiu, madje mund të shkaktojë përmbytje në disa qarqe të vendit.

Sipas Meteoalb, juglindja e vendit, kryesisht Korça, Berati, Vlora dhe Gjirokastra mund të përballen me përmbytje të vogla nga fundi i ditës.

Ndërsa lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa mund të kenë rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë por nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale, ato do jenë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 14 °C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular