BallinaAktualitetVIDEO/Burra, gra e fëmijë në "betejë" tek Unaza e Re: Duam dialog,...

VIDEO/Burra, gra e fëmijë në “betejë” tek Unaza e Re: Duam dialog, nuk jemi të dhunës!

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sot në mëngjes për të protestuar dhe mos lejuar dëbimin e tyre nga banesat dhe bizneset. Ata janë njoftuar se fadromat e IKMT do t’u shkojnë sot për t’u shembur shtëpitë.

Fëmijët nuk kanë shkuar në shkolllë dhe iu janë bashkuar prindërve.

Fëmijët nuk kanë shkuar në shkolllë dhe iu janë bashkuar prindërve.

Njera nga zonjat shpjegoi se edhe ajo ka dalë në protestë edhe pse është e legalizuar dhe qeveria pretendon se e ka kompensuar.

 

“Si me ne të legalizuarit, si me ata të palegalizuarit, po tallen, – tha zonja. Ma kanë vlerësuar truallin 4000 lekë të vjetra! Katër mijë lekë të vjetra, aty ku unë kam invetsuar tërë jetën time, tërë mundin e jetës sime.”

Një djalë i vogël nuk mundi të fliste, por ai nuk kishte shkuar në shkollë, por u ishte bashkuar prindërve për të shpëtuar shtëpinë e tij.

Një nga protestuesit shpjegoi sërish: ‘Nuk jemi kundër projektit, nuk jemi kundër projektit, por nuk mund të ikim prej këtu ku kemi investuar tërë djersën tonë. Kemi paguar taksën prej 30 vjetësh! Duam dialog, nuk duam dhunë, duem të diskutojmë sepse ka zgjidhje plot’.

‘Nuk jemi barbarë, jemi shqiptarë, jemi autoktonë dhe ai Erjon që na thotë neve barbarë, kur vetë ka ardhur andej nga fshatrat e Beratit…Nuk jemi barbarë! Ne jemi krenarë që qëndruam para këtyre banditëve. Më akuzuan mua se kam bërë thirrje për dhunë, po ti Edi Rama që e mbushe prokurorin me plumba?! Nuk do heshtim për të mbrojtur banesat tona. Ne nuk kërcënojmë askënd, por erdhëm këtu se ishin lajmëruar forcat e bandave që të na prishin shtëpinë.”

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular