BallinaKronikeVIDEO/Një vajzë ulërin, sirena ambulance, si në "lufte". Pamje nga aksidenti në...

VIDEO/Një vajzë ulërin, sirena ambulance, si në “lufte”. Pamje nga aksidenti në Sauk

Një 18 vjeçar me inicialet F. F., banues në Tiranë është vënë në pranga si autori përgjegjës i aksidentit me një të vdekur që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Saukut.

Policia bëri me dije sot se arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip ‘Porsche’, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. V.,17 vjeç, si dhe janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular