BallinaAktualitetBasha tregon si arriti t'i vizitojë të dhunuarit në spital: Dërguam paralajmërime...

Basha tregon si arriti t’i vizitojë të dhunuarit në spital: Dërguam paralajmërime të qarta …

Pasi ka vizituar banorët e Astirit, të dhunuar nga Policia e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera tha:

Zoti Basha, a do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e Astrit pas kësaj vizite që bëtë në spital?

Basha:  Opozita ka qenë ëdhe është në krah të qytetarëve të Astirit. E kemi ndjekur gjatë gjithë kohës mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot, ndodhemi në krahun e tyre.

 

Opozita ka qenë dhe është me ta njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur , shumë të tjerë janë dhunuar.Ndaj opozita është njësh me qytetarët jo thjesht dhe vetëm për shtëpitë e tyre, por  për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, interesin publik dhe bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit para ligjit.

A ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?

Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte e vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguam paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd aq më pak përfaqësuesit politikë të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe arrita t’i takoj lirisht. Brenda po marrin trajtim mbi 8 të plagosur, 3 në repartin e emergjencës. Takova tre personat në repartin e emergjencës. Ishim me plagë dhe trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular