BallinaAktualitetBasha viziton të plagosurit e Unazës dhe paralajmëron Ramën: Skenari yt, do...

Basha viziton të plagosurit e Unazës dhe paralajmëron Ramën: Skenari yt, do përballesh me ligjin!

Nga spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër 7 banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku IKMT aktualisht po shemb disa ndërtime, Lulzim Basha paralajmëron kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Lideri i opozitës tha se dhuna që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Astir ishte skenar i kreut të qeverisë.

“Ka dhe mbi 70 vjeç të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me gushta, gratë të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Janë disa persona të lënduar. Një pjesë e tyre ndodhen të shtruar një pjesë jo. Ne po marrim të gjitha masat për t’u dhënë ndihmën e nevojshëm. Janë lënëduar dhe 5 efektivë të policisë dhe më pas janë larguar nga spital. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është skenar që të cconte drejt gjakosjes dhe përgjakjes së qytetarëve drejt konfrontimit me forcat e rendit, për të mbuluar vjedhjen e Ramës dhe Veliajt për projektin e unazës. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Ky projekt s’ka të bëjë me një rrugë të re, por ekzistuese që përdorej në mënyrë normale. Ishte projekt vjedhje i zbuluar nga qytetarët dhe i faktuar nga mediat botërore. Ky është akti kriminal, kundër jetës së banorëve. Duke dënuar me ashpërsi sjelljen kriminale, paralajmëroj gjithë përgjegjësit, urdhëruesit, Rama, Veliaj se do të mbajmë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë. Ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare mbi nënat, baballarët dhe fëmijët”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular