BallinaAktualitet“Mos do një biletë për Maldive, mo…”, agjencia e punësimit që u...

“Mos do një biletë për Maldive, mo…”, agjencia e punësimit që u grabit lekët qytetarëve

Në Shqipëri janë të shumta agjencitë e punësimit që pretendojnë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune. Në emisionin “Stop” në Tv Klan vijnë mesazhe që denoncojnë rastet e kompanive që mashtrojnë për punësim jashtë vendit.

Një qytetar është ankuar për kompaninë “Vela Consulting” pasi kuptoi se ishte mashtruar. Ai ka treguar se ka paguar një shifër prej 500 euro për një punë në Danimarkë.

Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven. Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.

Qytetari: Hë! Si do vejë halli për atë muhabetin tim?

Menaxherja 1: S’e di, je sqaruar me Iridën.

Qytetari: Po Irida, ku është?

Menaxherja 1: S’është këtu, është me leje lindjeje.

Qytetari: Kur vjen?

Menaxherja 1: Do vijë në Tetor.

Qytetari: Tetor?

Menaxherja 1: Po!

Qytetari: Do pres deri në Tetor?

Menaxherja 1: Se s’kam, ça të them unë.

Qytetari: Nuk flet dot me Iridën?

Menaxherja 1: Po unë flas me Iridën, po ma ka sqaruar njëherë këtë muhabet, të ka sqaruar dhe ty dhe s’di, ça do bëhet.

Qytetari: Fol njëherë, se unë s’do pres deri në Tetor më! Ca është ky muhabet?!

Menaxherja 1: Për t’u nis prapë, apo çfarë?

Qytetari: Po jo për t’u nis më, unë s’nisem dot më.

Menaxherja 1: Irida është Axxxxx ktu në zyrë në qoftë se e mban mënd. Axxxxx i Danimarkës, që mori ekspuls edhe po më thotë, që ça do bëhet me lekët?

Qytetari: Alo!

Menaxherja 2: Po si kalove?

Qytetari: Mirë! Si kalove? Thjesht dua një kështu, një zgjidhje të problemit, e si do vejë? Do marr lekët? Ato 500 euro, që të kam dhënë edhe lekët e biletës?

 

Menaxherja 2: Do më marrësh t’i mua lekët e biletës?

Qytetari: Po normale, se shpenzimet për atë ishin.

Menaxherja 2: Të lutem, mund të dalësh jashtë tani nga zyra? Dil nga zyra!

Qytetari: Duhet të dal jashtë?

Menaxherja 2: Po!

Qytetari: Nuk ka zgjidhje tjetër?

Menaxherja 2: Nuk është se je shumë normal me këto biseda, që bën. Të jap unë ty lekët e biletës?

Qytetari: Po tani…

Menaxherja 2: Mos do një biletë për Maldive, mo?

Qytetari: Të pres aty unë, si do vejë halli?

Menaxherja 1: Kur të vij ajo, të sqarojë!

Qytetari: Faji, faji, unë tani rri në Fier. Të vij nga Fieri deri këtu, sa herë të doni ju…

Menaxherja 1: Po unë, çfarë të bëj?!

Qytetari: Erdha njëherë unë.

Menaxherja 1: Unë të thashë ik!

Qytetari: S’kishte zgjidhje?

Menaxherja 1: Unë të thashë ik me të mirë, ti s’ikën.

Qytetari: Erdha dy herë, s’ka prapë zgjidhje. Javën e dytë të Tetorit, javën e dytë të tetorit thotë, e shtyva edhe një javë e të vij prapë unë?…

Menaxherja 1: Po unë, ça të bëj?

Qytetari: Jo, jo! Fol me atë! Gjej zgjidhjen!

Menaxherja 1: Nuk kam, ça të flas unë me atë!

Qytetari: Tashi unë, s’është se u ktheva për fajin tim. U ktheva për letrat tuaja.

Menaxherja 1: Një sekondë! Jo për letrat tona, se unë nuk të thashë ty, që të ikësh me leje e para e punës, të thashë, që do ikësh me pashaportë!

Qytetari: Me pasaportë! Po kontratën?

Menaxherja 1: E dyta e punës, të thashë ik me të tjerët dhe ti s’deshe, s’e deshe biletën vetë.

Qytetari: Po garancia, që më dhe ti?

Menaxherja 1: Po s’ka pra garanci, se ashtu është puna, është 3 mujore, ta kisha shpjeguar.

Qytetari: Po lekët, pse merren ashtu pastaj?

Menaxherja 1: Si pse mbahen? Pse shkon dot vetë ti te Danieli, të punosh 3 muaj?

Qytetari: Po, shkoj!

Menaxherja 1: Po shkoje vetë mos paguaje lekë! Ne për çfarë e kemi hapur? Fondacion bamirësie? Se s’po të kuptoj.

Qytetari: Për të mashtruar njerëzit!

Menaxherja 1: Si për të mashtruar? Për çfarë të mashtrova?

Qytetari: Për të mashtruar!

Menaxherja 1: S’të nisëm gjë ne ty?

Qytetari: Po kontratat, gjërat, ku i ke ti, që më ke marrë lekët mua?

Menaxherja 1: Po ça? A do dalësh jashtë tani, apo të shtyp sigurinë, e të vijë ai, të marri?!

Qytetari: Po për ça ta shtypësh sigurinë?

Menaxherja 1: Po e shtyp unë, se kam qejf ta shtyp, se jam në zyrën time!

Qytetari: Po shtype, ça të them unë?!

Menaxherja 1: Po pra! Dil jashtë si njeri edhe kaq! Kur të vijë Irida, sqarohu me shefen time!

Qytetari: Unë si njeri jam, si njeri erdha, si njeri do iki!

Menaxherja 1: Po të sqaroj dhe nuk e kam për detyrë të sqaroj 2,3,4 herë as ty, as njerëzit e tjerë, që vijnë te zyra.

Qytetari: Po e ke për detyrë se më ke marrë lekët!

Menaxherja 1: Të kam marrë lekët?!

Qytetari: Po!

Menaxherja 1: S’të kam marrë gjë lekë.

Qytetari: Si s’ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Nuk kam marrë lekë.

Qytetari: Nuk ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Jo! S’kam marrë!

Qytetari: Pres aty jashtë, pastaj.

Menaxherja 1: Prit sa të dush aty jashtë, se s’ke për të marrë asnjë lek nga unë! Kaq!

Qytetari: Nuk kam për të marrë asnjë lek?!

Menaxherja 1: Jo! Asnjë lek dhe shko ankohu, ku të duash!

Të njëjtin fat pësoi edhe një qytetar tjetër, që pagoi 700 euro për t’u punësuar në Kroaci. Atje e çuan të flinte në një kishë të braktisur, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë. Kur kërkoi të rimbursohej, i treguan edhe atij derën.

Qytetari 2: Përshëndetje!

Menaxherja 2: Përshëndetje!

Qytetari 2: Si kaluat?

Menaxherja 2: Mirë!

Qytetari 2: Mirë! Për ato lekët erdha.

Menaxherja 2: Ça të them unë mo burrë?! Unë s’kam, ça të bëj o Axxxxx, se ti ishe me leje, s’është, se ishe pa leje edhe…

Qytetari 2: Po mirë më, kushtet nuk dolën ashtu siç the ti. Ta kam thënë edhe njëherë, ju thatë akomodim i mirë. Ku ishte akomodimi i mirë?

Menaxherja 2: Akomodimi është i përbashkët, kur je për ndërtim. Nuk je në hotel me 5 yje.

Qytetari 2: I përbashkët, po jo në hotel me 5 yje, por edhe…

Menaxherja 2: Siç rrinë të gjithë të ndërtimit, unë s’ndërhyj te.., unë ndërhyj te leja, që ta kesh për një vit dhe te kontrata dhe që të nisesh. Te pjesa e ushqimit, si e kanë ushqimin ato, të japin mish, a s’të japin mish, unë them- s’paguhet ushqimi.

Qytetari 2: Ore, unë nuk dua mish fare, por akomodimi të ishte diçka, unë…, po mirë, se ishte moti i mirë, po do zënë shirat. Ku të rrija unë?

Menaxherja 2: Gjithsesi Irida vjen në fund të Tetorit, unë nuk kam autoritet të flas për pagesat.

Qytetari 2: Edhe në Greqi, në stan të Greqisë, po dhe kushtet ashtu nuk ishin…, më të mira ishin andej, për Zotin!

Menaxherja 2: Unë nuk di, ça të them. Do flasësh vetë me Iridën! Irida më ka thënë- mos e lë fare të futet në zyrë!

Qytetari 2: Po lë fare, se në zyrë do futem unë, po…!

Menaxherja 2: Në zyrë edhe mund të futesh dot, se shtyp sigurimin unë.

Qytetari 2: Shtype!

Menaxherja 2: Vjen sigurimi, s’kam pse ta shtyp unë, se s’më ke bo na një gjë, që ta shtyp, se mu më vjen keq që shkoi muhabeti kështu.

Një tjetër kompani e ngjashme është edhe “Akademia Europiane sh.p.k” me administrator italianin Giuseppe Zito. I infiltruari i “Stop” paguan në këtë kompani 140 euro për formularin e aplikimit. Palët bien dakord, që ai të niset për punë në Itali brenda 16 Tetorit.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Si jeni?

Menaxherja: Juve interesoheni për…?

Qytetari: Për të ikur në Itali, për të punuar. Si janë mundësitë? Doja të dija njëherë kështu…,doja të kisha një informacion!

Menaxherja: Patjetër, t’ju shpjegoj! Fillimisht duhet të plotësosh një formular është kjo këtu dhe pastaj do bëjmë intervistën!

Qytetari: Ok!

Menaxherja: Atëherë juve jeni Gxxxxxxx. Po Gxxxxxx vjen nga Bxxxxxxx. E ke bërë intervistën me Marselën, në mos gaboj, apo është hera e parë, që vini?

Qytetari: Është hera e parë, se mora në telefon dje, e pashë nga facebooku edhe…

Menaxherja: Ah, ok! Mendova, se kishit shkuar te Aldi.

Qytetari: Jo!

Menaxheja: Ok! Çfarë keni punuar juve?

Qytetari: Ça të duash ti, që menaxher hoteli, menaxher.

Menaxherja: Hë, hë..!

Qytetari: Firma të ndryshme shpërndarje, ngaqë kam edhe patentë, kam bërë dhe shoferin, punë të ndryshme…

Menaxherja: Aktualisht, jeni pa punë?

Qytetari: Po!

Menaxherja: Ok! A jeni të gatshëm të punoni si kujdestar social për të moshuar?

Qytetari: Si është si punë ajo? Është e vështirë? Ka ndonjë..?

Menaxherja: Tani, çdo punë është e vështirë.

Qytetari: Ajo s’diskutohet, e kam fjalën, që…

Menaxherja: Atëherë, unë jam Donatela! Jam menaxhere e “Europian Akademi”. “Europian Akademi” është agjenci rekrutimesh për punësime brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi partner zyrtar dhomën e tregtisë italo-shqiptare, që ka 10 vite, që operon në Shqipëri. Kujdestar social për të moshuar, është kujdesi i një personi në një familje italiane.

Qytetari: I moshuar?

Menaxherja: Po, i moshuar në varësi, mund të jetë i sëmurë, ose jo. Atë e zgjedh ti, çfarë personi do të kujdesesh! Është një kontratë pune, që është 9 muaj si fillim, pastaj mund të rinovohet në varësi të rezultateve, që do kesh andej. Pagesa në fillim është 900 euro, akomodim, ushqim të përfshirë, në veri të Italisë, ose në qendër, në varësi të kontratës së punës që vjen. Nëse ti vendos të bësh aplikimin, nëse ti vendos të bësh aplikimin, aplikimi është 140 euro, është aplikimi, që ne bëjmë në ambasadë. Më pas i nënshtrohesh një trajnimi profesional për kujdestar social, për të moshuar. Bëhet në gjuhën italiane nga një profesor italian, që është administratori i agjencisë, që ne bashkëpunojmë. Është 220 euro trajnimi dhe në fund fare pajisesh me një certifikatë, që të bën të mundur, që të punësohesh dhe në vende të tjera të Evropës, jo vetëm në Itali. Pra, pak a shumë e gjithë pagesat janë…

Qytetari: Sa kohë?

Menaxherja: Gjithë procedura zgjat 2 muaj e gjysmë, pra për 2 muaj e gjysmë, ti shkon në Itali për të punuar. Pra, punësimi është i garantuar, nuk ka rast të dytë përzgjedhje, që unë të them në një moment ndryshe.

Qytetari: Domethënë në qoftë se unë paguaj 300 e ca euro..?

Menaxherja: 360!

Qytetari: 360 euro, është e sigurtë, se unë do vete në Itali, do punoj?

Menaxherja: Sigurisht! Gjatë trajnimit ti firmos kontratën e punës dhe ne bëjmë gati procedurat për të marrë vizën, pra në 2 muaj e gjysmë ti nisesh, pastaj kur shkon atje, pagën e parë, që o marrësh, vetëm pagën e parë, 80 % e pagës së parë i kalon agjencisë tonë. Pastaj nuk ke asnjë detyrim tjetër.

Qytetari: Mirë! Unë të falenderoj!

I infiltruari i emisionit “Stop” shkon për një takim të dytë në këtë kompani ku bën pagesat për aplikimin dhe trajnimin.

Qytetari: Si je?

Menaxherja: Hajde ulu! S’ka gjë!

Qytetari: Tani, si veprojmë?

Menaxherja: Do bëjmë pagesën e aplikimit dhe më pas…

Qytetari: Doja ta dija, kështu që, domethënë, në qoftë se paguaj lekët e të gjitha sot? Një javë? Sa vete trajnimi?

Menaxherja: Jo! Trajnimi është vetëm 4 ditë!

Qytetar: 4 ditë?

Menaxherja: Po, do mbarojë trajnimi, ti firmos kontratën e punës, llogarit pastaj nga momenti, që ti firmos kontratën, 3 deri në 4 muaj, që bëhet nisja për në Itali.

Qytetari: Prapë, është shumë.

Menaxherja: Në qoftë se nuk do të presësh, do të nisim me vizë turistike direkt!

Qytetari: E pra, po për sa nisem?

Menaxherja: Direkt, direkt! Sa mbaron trajnimin!

Qytetari: Brenda muajit, nisem?

Menaxherja: Në qoftë se janë gati, po!

Qytetari: Domethënë, unë bëj kërkesën sot, paguaj lekët sot dhe i bie, që muajin, në tetor, unë iki, i bie…?

Menaxherja: Në tetor, po në tetor, ti nisesh me vizë turistike gjithmonë!

Qytetari: Po viza turistike, do merreni ju me atë vizën turistike? Si?

Menaxherja: Domethënë, pak a shumë, ne të bëjmë biletën! Pra, ti paguan një biletë, bëjmë një çmim normal, duke qenë se janë pak të shtrenjta. Të bëjmë një garanci, prenotim-hoteli, që kur të shkosh në aeroport, nuk ke asnjë problem. Sikur të ka ftuar dikush dhe pastaj të presin atje të agjencisë. Nuk ka problem fare!

Qytetari: Domethënë nga mesi i tetorit, unë i bie të iki?

Menaxherja: Po fiks fare, ty të bie data 16, për t’u nisur, meqenëse e ke me të shpejtë! Më kupton?

Qytetari: Regjistrimi sa ishte? 120 euro?

Menaxherja: 140 euro!

Qytetari: 140 euro! Po ajo.., trajnimi?

Menaxherja: 220 euro!

Qytetari: 220 euro?

Qytetari: 50, 100…,

Menaxherja: Urdhëro!

Qytetari: Ok!/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular