BallinaTe tjeraPropozime dashurie dhe udhëzime për të rritur pëllumba, zbulohen sekretet e Pablo...

Propozime dashurie dhe udhëzime për të rritur pëllumba, zbulohen sekretet e Pablo Escobar

Ai sundoi botën e kokainës për dekada deri sa u qëllua për vdekje në vitin 1993. Ishte i pamëshirshëm me ata që e tradhtonin dhe që i dilnin përpara. Por sipas një libri të publikuar së fundmi nga personat që ndihmuan në eliminimin e tij, ishte edhe i fiksuar pas lodrave të seksit dhe banjave luksoze. Këto ishin pasionet e tij të fshehta, sigurisht përveç se shitjes së kokainës me tonelata dhe vrasjeve…

Dy agjentët e DEA-s që ndihmuan në vrasjen e tij, Steve Murphy dhe Javier F. Peña, mësuan më tepër mbi veprimet e Escobar gjatë periudhës kur qëndruan në Kolumbi duke e kërkuar dhe ndjekur. Krejt papritur në vitin 1991 ai u dorëzua dhe pranoi të kryente pesë vite burg. Kleçka ishte se burgun e kishte ndërtuar vetë dhe në fakt, nuk ishte burg fare…

Një vit më vonë, pasi kuptoi se ai vazhdonte të drejtonte shitjen e kokainës, Qeveria vendosi ta largonte prej aty, por Escobar arriti të arratisej, duke lënë pas një thesar me informacione, shkruajnë dy agjentët e DEA-s, Murphy dhe Peña, në librin “Gjuetarë njerëzish: Si rrëzuam Pablo Escobar”.

“Burgu ishte pak a shumë ashtu siç dyshonim, një rezidencë turistike e mbushur me objekte luksi, si televizorë të fjalës së fundit të teknologjisë, frigoriferë dhe magnetofona”, shkruan Peña në librin e tij. “Escobar nuk flinte në të njëjtin vend për më shumë se dy netë rresht. Ai kishte fiksim banjat e pastra, në çdo shtëpi të fshehtë që bastisnim, e gjenim tualetin duke shkëlqyer. Gjetëm në koshin e plehrave letra nga nëna që i ofronin vajzat e tyre për seks me bosin e drogës”. Agjentët gjetën gjithashtu edhe udhëzime se si të mirëmbaheshin pëllumbat, por edhe lodra seksi, të gjitha të vendosura me rregull nëpër sirtarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular