BallinaAktualitetKur do e shpërndajë Kuvendin dhe a do ketë betim për anëtarët...

Kur do e shpërndajë Kuvendin dhe a do ketë betim për anëtarët e Kushtetueses? Përgjigjet e Metës

Gjatë konferencës për shtyp në mbrëmje, presidenti Ilir Meta u pyet të paktën dy herë nëse do ketë ceremoni betimi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do fillojnë punën.

“Besoj se jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë me institucionin e presidentit. Ne kemi komunikuar dhe bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese. Kjo është një çështje shumë, shumë e qartë,” tha Meta.

Një tjetër pyetje ku insistuan gazetarët, duke thënë se ajo vjen nga diaspora, ishte nëse Ilir Meta do e shpërndajë Kuvendin.

“Kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por Presidenti do të sillet me përgjegjshmëri”, tha ai.

I pyetur nëse do e mbyllë këtë mandat, Meta tha: “Nuk ka asnjë dyshim, deri më 24 korrik 2022 do jem president. Pa asnjë mëdyshje. Nuk ka asnjë përplasje të presidentit me askënd, as me maxhorancën, me askënd”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular