BallinaAktualitetPlas në Qytetin Studenti! Policia përleshet me studentët (VIDEO DRAMATIKE)

Plas në Qytetin Studenti! Policia përleshet me studentët (VIDEO DRAMATIKE)

Një përleshje fizike ka ndodhur këtë të mërkurë në Qytetin Studenti në kryeqytet, mes efektivëve të Policisë dhe studentëve.

“Lëvizja për Universitetin”, pjesë e të cilëve ishin studentët që u përplasën me policisë, sqaron se gjatë aksionit ndërgjegjësues me mesazhin “Kushtet si në Afrikë, tarifat si në Amerikë” të aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin në Qytetin Studenti, një grup policësh ndërhynë brutalisht duke tentuar të sekuestrojnë materialet informuese.

Në shkelje të ligjit dhe çfarëdo etike njerëzore, militantët partiakë me uniformë policie kanë goditur dhe tërhequr zvarrë disa studente e studentë, pikërisht në qytetin e tyre, sqaron “Lëvizja për Universitetin”.

“Dhuna policore nuk është asgjë përpara asaj strukturore të një qeverie që vjedh studentët me tarifa të larta dhe financon pronarët e universiteteve private. Ajo vetëm sa vërteton në sytë e të gjithëve faktin që ne jemi në krahun e së drejtës dhe na forcon të vazhdojmë në rrugën tonë. Në rrugën e një universiteti të ri, vatër dijeje dhe përgatitjeje profesionale, autonom dhe të organizuar demokratikisht. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes për Universitetin.

Ndërkohë, nga policia e Tiranës, ngjarja nuk është raportuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular