BallinaAktualitet“Pashë mamin kur vdiq nga bombat”! Alvin Berisha tregon tmerrin e luftës...

“Pashë mamin kur vdiq nga bombat”! Alvin Berisha tregon tmerrin e luftës në Siri, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova”. Ky është rrëfimi i vogëlushit Alvin Berisha, 6 ditë pasi doli nga kampi Al Hol në Siri dhe u kthye pranë familjes.

Prokrurorët italianë e morën në pyetje 11-vjecarin shqiptar, në praninë e një psikologu. Ata dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje shoku, edhe për shkak të traumës emotive që ka pësuar. Sipas mediave italiane, djali do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e plagosur gjatë bombardimit ku humbi jetën nëna e tij Valbona.

Djali do të merret sërish në pyetje nga prokurorët muajin e ardhshëm, pasi të rikuperohet nga ndërhyrja kirurgjikale.

Prokurorët u përpoqën të mesonin nga Alvin për kohën se kur vdiq e ëma, por vogëlushi tha se i kujtohej vetëm fakti se ishte një ditë shumë e nxehtë.

“Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol”- tha Alvin. Për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzionet e mjekëve, të cilet do të analizojne plagën e vogëlushit në këmbë.

Pas rënies së shtetit islamik dhe pas vdekjes së nënës së tij që e çoi në Siri, Alvin Berisha jetonte në kampin Al Hol në veriperëndim të Sirisë, që kontrollohet nga kurdet.

Prokruorët do të presin që vogëlushi të rikuperohet fizikisht dhe emocionalisht për ta pyetur sërish se si ka jetuar në Siri, ku ka parë të gjitha horroret e Kalifatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular