BallinaShow Bizz(VIDEO)/Rikthehet këngëtarja Indila pas 5 vitesh mungesë

(VIDEO)/Rikthehet këngëtarja Indila pas 5 vitesh mungesë

Me siguri e mbani mend këngëtaren franceze Indila, kënga e të cilës “Derniere danse” bëri bujë e dëgjohej kudo në vitin 2014. Ky ishte dhe viti që Indila pati një sukses të paparë, duke publikuar vazhdimisht këngë që renditeshin në top lista. Mirëpo papritur Indila vendosi të tërhiqej nga muzika. Këngëtarja u zhduk për 5 vite duke mos sjellë asnjë këngë të re dhe duke mos i përdorur më rrjetet sociale. Pas 5 vitesh, Indila është rikthyer sot dhe sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Parle à ta tête” (Fol me vete). Kënga është shoqëruar me një videoklip shumë interesant ku vihet re se gjatë këtyre 5 viteve, Indila nuk ka ndryshuar fare.

“Unë dua që të dëgjohem, dua që njerëzit të më kuptojnë, dua të di pse jam këtu”, janë fjalët e para të këngës e cila është e rrymës pop electro e që mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular