BallinaKryesoreParalajmërimi i fortë i Bashës: Loja me durimin e shqiptarëve, do të...

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Loja me durimin e shqiptarëve, do të ketë pasoja të rënda

Gjatë konferencës me mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe një herë se rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjdhjet e parakohshme.

Sipas tij, kjo gjë do ti jepte fund një pseudo-parlamenti dhe një pseudo-opozite.

“Ka një rrugëtalje nga ky batak Surreli. Duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do ti japin fund paligjshmërisë dhe pseudo-parlamentit dhe pseudo-opozitës që është faqja e zezë e faqes më të zezë. Është bërë shërbëtore e një bande që nuk përfaqësojnë as çerekun e socialistëve të ndershëm.

Zgjidhja është rruga që po merr vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ku klasa politike mori përgjegjësitë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda”, u shpreh Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular