BallinaUncategorizedFOTO dhe EMRI/ 'Socialist krenar'! Në Kavajë, votoi për Kongresin e Partisë...

FOTO dhe EMRI/ ‘Socialist krenar’! Në Kavajë, votoi për Kongresin e Partisë edhe i dënuari me burg

Partia Socialiste zhvilloi sot zgjedhjet për delegatët e Kongresit. Procesi që nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00 u shoqërua me një bojkot masiv nga anëtarësia e PS-së.

Përtej “suksesit” të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, ajo çfarë ka ndodhur është se qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë janë pothuajse bosh fare.

Por përveç bojkotit, ka patur edhe disa raste të tjera, “të veçanta”, siç është edhe ai që publikon ish kryeministri Sali Berisha.

Në Kavajë ka marrë pjesë në votime edhe një person, i dënuar me burg për një aferë korruptive prej 6.5 milionë lekësh.

“Votoi sot në Kavajë, së bashku me qindra e mijëra delinkuentë të tjerë për Partinë e Krimit, edhe ish inspektori i policisë Klodian Gogu.

Për kujtesë, Klodiani një vit më parë bëri ca burg i kapur me zë dhe figurë në një aferë korruptive prej 6,5 milionë lekësh ryshfet.

Ai sot është, për shkak te vepres së tij, një socialist krenar, pasi në partinë e Krimit sa më shumë ke vjedhur aq më i nderuar je!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Image

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular