BallinaKryesoreMini Jugosllavia! Ideja që vdiq pa lindur akoma

Mini Jugosllavia! Ideja që vdiq pa lindur akoma

Nga Red Varaku 

Menjëherë pas bllokimit të integrimit nga Bashkimi Europian , Rama bashkë me aleatin e tij serbomadh Vuçiç , nën frymën e një ‘revolte antieuropiane’ u angazhua në një lëvizje tejet provokuese, gati luftënxitëse për rajonin duke i futur një thikë pas shpine kombit shqiptar.

Një angazhim që hedh në erë të gjithë investimin 30 vjeçar perëndimor në rajon, një angazhim që izolon edhe njëherë Kosovën, një angazhim që defaktorizon shqiptarët në rajon, me qëllim rikthimin e Beogradit si kryeqytet të Ballkanit Perëndimor.

Ai u angazhua në krijimin e mini Jugosllavisë, një aleancë don kishotësh , që në thelb injoronte dhe izolonte Kosovën, investimin më të madh Perëndimor në rajon, duke kërcënuar kështu faktorin ndërkombëtar pikërisht me një luftë të re në Ballkan.

Kjo me sa duket i ka shqetësuar partneret tanë ndërkombëtarë të SHBA dhe Bashkimit Europian, të cilët njëri pas tjetrit kanë reaguar njëzëri në lidhje me këtë iniciativë. Fillimisht reagimi erdhi nga BE, e cila e dënonte një iniciativë të tillë pa përfshirjen e Kosovës, dhe vendeve të tjera të rajonit, sepse BE i ka të qarta pasojat e një provokimi të tillë .

Menjëherë pas ‘qortimit’ të Bashkimit Europian për iniciativën e krijimit të mini schengenit ballkanik pa pjesëmarrjen e Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, vjen edhe reagimi i prerë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje.

Si në asnjë rast tjetër më parë, përfaqësuesi më i rëndësishëm i SHBA-ve në Bashkimin Europian, i dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan z. Donald Trump për çështjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, nëpërmjet një deklarate publike në faqen zyrtare të ambasadës Amerikane në Berlin, e rrëzon përfundimisht idenë e Vuçiç-Rama-Zaev për një mini schengen ballkanik, duke theksuar faktin, se pa Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit kjo iniciativë është e dështuar pa nisur akoma.

Ai thekson faktin se ideja e bashkëpunimit rajonal është e mirëpritur, por ajo do të ishte e dështuar nëse në të nuk marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pa pjesëmarrjen e Kosovës, kjo iniciativë do të ishte e papranueshme.

Mesazhi i kësaj deklarate është shumë i qartë kur dihet që të tre vendet e tjera kanë refuzuar hapur pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Dihet që Bosnja e ka të pamundur të bëhet pjesë e projektit për shkak të dinamikave të saj të brendshme, ndërsa Mali i Zi deklaroi se kjo iniciativë nuk ka asnjë vlerë praktike, sepse Mali i Zi e kishte lejuar prej kohësh lëvizjen e lirë të mallrave me fqinjët.

Nuk duhet të harrojmë se Mali i Zi, ishte vendi i parë që u vizitua nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në shtator. Edhe reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm dhe për herë të parë pas shumë kohësh bashkoi në një zë të vetëm të gjithë faktorin politik kosovar.

Pra, me gjithë përpjekjen e madhe të mediave shqiptare për ta fshehur, apo për t’i ndalur jehonën kësaj deklarate, është e qartë që ideja e mini Jugosllavisë, aq e propaganduar me bujë të jashtëzakonshme nga dy kryekaragjozët e Serbisë dhe Shqipërisë, menjëherë pas bllokimit të integrimit, si kërcënim për Perëndimin, vdiq pa lindur akoma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular