BallinaAktualitetVIDEO/Shihni si është katandisur aksi Shijak-Durrës, mallkon qytetari: Mos e bëfshin pikën...

VIDEO/Shihni si është katandisur aksi Shijak-Durrës, mallkon qytetari: Mos e bëfshin pikën e hajrit…

Nuk janë pamje që vijnë nga Siria e lutës disa-vjeçare, por nga zemra e Shqipërisë.

Është aksi kombëtar Shijak-Durrës, një prej zonave më të rëndësishme të vendit, edhe në aspektin ekonomik, por që është lënë në mëshirë të fatit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, dërguar nga një qytetar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, rruga është mëse e amortizuar dhe shkak që shumë biznese përreth saj të falimentojnë.

“Kjo është rruga nacionale Shijak-Durrës. As në veri të Sirisë nuk gjenden rrugë të shkatërruara si kjo. Falimentojnë dhjetra servise dhe biznese”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit

“Përshëndetje doktor. Rruga nacionale Shijak-Durrës. Mos e bëfshin pikën e hajrit ishalla se, gjithë këto servise që ka kjo rrugë po falimentojnë se nuk vjen më njeri nga rruga është bërë gangrenë”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular