BallinaKronikeVidhnin vila dhe makina luksoze, në pranga grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë

Vidhnin vila dhe makina luksoze, në pranga grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë

Një bandë shqiptarësh që merrej kryesisht me vjedhjen e banesave është goditur nga policia italiane. Sipas medias italiane banda ishte e specializuar në vjedhjen e vilave.

Në prangat e policisë kanë rënë 6 persona  ndërkohë që 9 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Ata akuzohen se kanë kryer dhjetëra vjedhje në veri dhe në qendër të Italisë.

Personat nën hetim dhe të arrestuar, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, hynin në aksion sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës dhe nga Roma spostoheshin në qytetet e qendrës dhe të veriut të Italisë për të kryer grabitjet e shumta.

Krimet kryheshin madje edhe kur njerëzit ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve të çmuara, hajdutët vidhnin edhe çelësat e makinave, të cilat më pas i përdornin për të lëvizur dhe për të kryer vjedhjet pasuese.

Dhjetëra vjedhje nga grupi në provincat e Frosinones, Ravennas, Perugias, Bolognas, Modenas dhe Reggio Emilias. Sipas hetuesve, banda kishte lidhje edhe me grupe të ndryshme që veprojnë në qytete të tjera në Itali, si Milano, Venecia, Vicenza dhe Ascoli.

Makinat e vjedhura, të gjitha me cilindrat të madh fshiheshin më pas në vende më të distancuara nga kryeqyteti, siç është parkimi i një spitali ose në garazhe private.

Me bashkëpunimin e një rrjeti të dendur mbështetësish, fshiheshin në terrene të ndryshme sendet e vjedhura, dritat, skanerët, celularët e kompletuar me karta, si dhe pajisjet për kryerjen e vjedhjes.

Për të përgatitur goditjet, grupi përdorte celularë ‘citofonë’, pra me një trafik jashtëzakonisht të kufizuar, kryesisht të regjistruar tek qytetarët kinezë që banojnë në provincën e Napolit.

Hetimet çuan në sekuestrimin e një duzine makinash “Audi” të vjedhura dhe të mallrave të mëdha të vjedhura (orë Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera prestigjioze, shumë bizhuteri ari, diamante dhe xhevahire të tjera të çmuara), si dhe çanta dhe objekte me vlerë që u përdorën nga partneret e të arrestuarve.

T.N. 26 vjeç, G.E., 29 vjeç dhe N.E. 24 vjeç, janë disa nga të akuzuarit të gjithë shqiptarë.

Pak orë para operacionit, grupi kishte kryer një vjedhje në një qendër të vogël të Frosinones dhe ishin larguar duke vjedhur një “Volksëagen Golf”.

Pasi hynë në banesa policia gjeti edhe persona të tjerë për të cilët ishte dhënë urdhri i arrestit: N.A. , 24 vjeç, (një nga grabitësit kryesorë); N.M. edhe A.M. respektivisht 34 dhe 31 vjeç  të cilët ndodheshin në territorin italian pavarësisht se kishin marrë ekspuls

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular