BallinaPolitikeZgjedhjet në PS/Socialistët braktisin edhe partinë, nuk dalin në votime

Zgjedhjet në PS/Socialistët braktisin edhe partinë, nuk dalin në votime

Ditën e sotme në Partinë Socialiste janë duke u zhvilluar zgjedhjet për delegatët, sipas parimit një anëtar një votë, të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e 16 Nëntorit. Por duket se deri vonë në mesditë, pjesëmarrja e socialistëve ka qenë mjaft e ulët nëse kihet parasysh se kemi të bëjmë me “votues” të deklaruar dhe me tesera partie në xhep.

Në një komunikim me mediat kryetarja e Komisionit Zgjedhor të PS, Klotilda Ferhati, ka dhënë shifrat e pjesëmarrjes në qarqe dhe prej tyre duket qartë që vetëm në Peqin shifra e kalon 50% të pjesëmarrësve në këto votime.

Votimet janë mbyllur në orën 14:00 dhe duket se ky trend i braktisjes nga shumica e socialistëve, do të ngelet njësoj.

Qarku me pjesëmarrje më të lartë:

Elbasani:

Peqin- 55%

Belsh-48%

Cerrik-42%

Elbasan- 39%

Gramshi- 39%

Prrenjasi- 27%

Qarku me pjesëmarrje më të ulët:

Berati:

Ura Vajgurore -37.7%

Kuçova- 30.9 %

Berati -28%

Poliçani- 37.2%

Skrapari- 33%

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular