BallinaAktualitetMasakra komuniste ndaj intelektualëve në '44/ Basha: Mos lejojmë rivendosjen e diktaturës...

Masakra komuniste ndaj intelektualëve në ’44/ Basha: Mos lejojmë rivendosjen e diktaturës parti-shtet-krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme intelektualët dhe patriotët e shquar të vrarë mizorisht nga komunistët në nëntorin e 1944-ës.

Sipas liderit të opozitës, e shkuara duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të veprojmë që mos lejojmë me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës në vend.

“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular